I riu qëllon me thikë nënën dhe del në rrugë lakuriq, i lyer me gjak: Vrava demonët

Një skenë e rëndë është shënuar në një nga lagjet e Athinës mëngjesin e kësaj të marte.

Qytetarët u tmerruan në Nea Smyrni, teksa panë në rrugë një djalë gjysmë të zhveshur të mbuluar me gjak, duke thirrur: “Unë vrava demonët”.

Mediat greke raportojnë se 17-vjeçari ka qëlluar me thikë nënën e tij 45-vjeçare duke e plagosur rëndë. Fqinjët e 17-vjeçarit e cilësojnë atë si një adoleshent që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Fëmija kishte disa probleme. Edhe mamaja kishte probleme. Unë kam thirrur autoritetet ta shihnin këtë fëmijë, por askush nuk ka ardhur.

Kisha frikë se diçka mund të ndodhte në çdo moment. Sot në mëngjes, fëmija zbriti i zhveshur. Ai ishte i lyer me gjak dhe lakuriq, dhe bërtiste se vrau demonët”, tha një banor i Nea Smyrni .

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej