I shpallur në kërkim për trafik drøge në Shqipëri e Mal të Zi, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar nga Berati është arrestuar ditën e sotme. Ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Blutë njoftojnë se në pranga ka rënë Pajtim Shyti, banues në lagjen “30-vjetori”, Berat.

Ai ka qenë i dënuar 3 herë i dënuar dhe i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, në Shqipëri dhe në Mal të Zi.

Njoftimi i Policisë:

“3 herë i dënuar dhe i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, lokalizohet dhe kapet 43-vjeçari. Këtij shtetasi i duhet të vuaje mbi 7 vjet burgim në Shqipëri. Ai gjithashtu rezulton i kërkuar nga autoritetet malazeze.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të kërkuar për veprimtari të ndryshme kriminale, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vendngjarjet”. Si rezultat i këtij operacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i kërkuar Pajtim Shyti, 43 vjeç, banues në lagjen “30-vjetori”, Berat.

Ky shtetas, gjatë periudhës 2017-2021, është dënuar dhe akuzuar 3 herë, në Shqipëri dhe në Mal të Zi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Konkretisht: Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 30.05.2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim. Në vitin 2016, ky shtetas u kap në Përmet, duke shpërndarë lëndë narkotike. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.05.2017, e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim. Në vitin 2016, në banesën e tij, iu gjetën sasi lëndësh narkotike heroinë e kokainë, si dhe fara kanabisi. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 15.01.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze, po për prodhim dhe shitje narkotikësh.”

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej