I shpëtoi armiqve dhe policisë, por jo qenit të së dashurës: Si u kap bosi i Camorras

Mediat italiane kanë publikuar detaje nga arrestimi i bosit të Camorras, Luigi Caçiapuoti, 64 vjeç, i cili drejton klanin Villariça, në provincën e Napolit.

Gjuetia për shefin e Camorra-s filloi shkurtin e kaluar dhe përfundoi pak orë më parë në një vilë me një pishinë jo shumë larg, në Varcaturo, një fshat në komunën e Giugliano, një qendër e madhe midis Napolit dhe Casertës. Caçiapuoti do të duhet të vuajë 15 vjet burg.

Policia e kërkonte për një kohë të gjatë. Falë monitorimit të rrjeteve sociale dhe lëvizjeve financiare, ata kanë arritur të rrethojnë zonën ku fshihej 64-vjeçari.

Kështu ata kontrolluan të gjithë zonën e Varcatauro. Kjo ndodhi deri në ditën kur një qen i vogël u bë shkak për të shkuar në vendin e tij të fshehjes.

Caçiapuoti u gjet i shtrirë pranë pishinës teksa shfletonte një gazetë. Ai nuk ka bërë rezistencë ndaj arrestimit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej