I vendosi eksploziv pallatit të biznesmenit Gjoka në Lezhë, Erald Pajtani dënohet me katër vite burg

Gjykata e Lezhës ka dënuar me katër vite burg, Erald Pajtanin, i cili në nëntor të vitit 2020 së bashku em nëj person tjetër vendosën një sasi eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Pajtani akuzohet për dy vepra penale si  “Mbajtja pa leje dhe Prodhimi i Armëvë, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Shkatërrim i Pronës me Eksploziv”.

Gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksmimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve do të vuajë vetem 4 vite në qeli.

Objekti në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet.

Shkak për këto ngjarje dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katësh.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej