I vodhën portofolin qytetarit në qendër tregtare, arrestohen 2 hajdutët. Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera

Dy persona në kryeqytet janë vënë në prangat e policisë për vjedhje. Të arrestuarit janë A.K. 46 vjeç dhe D.Sh. 51 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Këta persona u arrestuan nga forcat e Komisariatit Nr.1 pas dënoncimit të bërë nga një qytetar se i ishte vjedhur portofoli në një qendër tregtare. Pas hetimeve u zbulua se autorët janë dy të sipërpërmendurit.

Nga verifikimet ka rezultuar se ata janë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera. Konkretisht, më 11 Janar 2023, i vodhën 450 Euro një qytetari me iniciale F.B. dhe më datë 12 Janar tentuan të vidhnin një shumë parash në një lokal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 590 Euro dhe 25.000 lekë të rinj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej