“I vunë thikën në fyt dhe e dhunuan me shkelma”, si u grabit kambisti në Durrës

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen në Durrës ku një kambist ra pre e grabitjes me dhunë. dy persona e kanë marrë në makinë kambistin për ta çuar në shtëpinë e tyre ku dhe i është thënë se do të këmbente një shumë të madhe monetare.

Pasi kambisti ka hyrë në makinën e tyre, autorët kanë hyrë në lagjet dytësore të qytetit dhe më pas e kanë kërcënuar duke i marrë një shumë prej 1 milionë lekësh të reja.

“E kanë marrë në automjet e tyre kambistin për t’i treguar shumë e monetare që do ta kthente në valutën shqiptare. Pasi kanë ecur disa metra me këtë automjet dhe janë futur në rrugët dytësore. Atje nën kërcënimin e armës kanë mundur t’i marrin edhe 1 mln lekë të reja, që ai i mbante me vete për aktivitetin e përditshëm .

Pavarësisht presioneve, kambisit është përpjekur t’u bëjë ballë atyre, por dy personat e dyshuar, e kanë goditur me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit.

“Ai fillimisht ka refuzuar t’u japë shumë ë parave, por ata e kanë kërcuar duke i vendosur thikën në futë dhe e kanë goditur disa herë në trup me grushte dhe shkelma. Më pas 58 vjeçari është dorëzuar duke lëshuar çantën nga duart.”

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej