I vuri tritol banesës së efektivit të policisë në Shkodër, Gjykata lë në burg 33-vjeçarin (EMRI)

Gjykata e Shkallës së parë Shkodër ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për 33-vjeçarin Dedë Nika.

Ky i fundit u arrestua nga policia ditën e shtunë, në kuadër të finalizimit të operacionit “Mesazhi”, ndërsa dyshohet se i ka vënë tritol banesës së një efektivi policie.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesazhi”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 33-vjeçarit, i dyshuar si autor i vendosjes së lëndës eksplozive, e cila ka shpërthyer në banesën shtetasit P. M., me detyrë oficer Policie ne Komisariatin e Policisë Shkodër, dhe në banesën e shtetasit Z. B., ngjarje të ndodhura në datë 4 Janar 2020, në qytetin e Shkodrës”, njoftoi policia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej