Ia vranë djalin para syve, flet babai i Arjan Gosës dhe rrëfen momentet e ngjarjes: Plasi arma, djali u këput dhe…

Babai i Arjan Gosës, 48-vjeçari, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë pasditen e së dielës ka folur për mediat.

Ai ka treguar të gjithë momentin e ngjarjes ku tha se në momnetin që autorit Habib Rexha, erdhi në ambientet e lokalit, ai ishte duke konsumuar një kafe me djalin e tij, Arjanin.

Osman Gosa deklaroi se nuk mendonte se ngjarja e marsit, ku mbeti i vdekur djali tjetër i tij Edmond Gosa dhe vëllai i Habib Rexhës, Altin Rexha do të vijonte, prandaj dhe nuk ruheshin.

“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të  vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte me kjo histori. Neve nuk ruheshim, pasi s’na shkonte ndër mend që familja Rexha do te vazhdonte. Djali im Arjani pak dite me parë kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje. Dolëm te pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pash qe Arjani u këput dhe pash një person qe doli me vrap. U shokova kur pash tim bir te goditur në kokë. S’kishte asnjë shprese, humbi jetën menjëherë. Nuk di çfarë te them me shumë,”ka deklaruar ai.

Altin Rexha, mbeti i vdekur 29 Mars 2023, pasi u qëllua disa herë me thikë nga Armand Gosa, vëllai i Arjan Gosës.  Armand Gosa mbeti i vdekur dhe vetë po atë ditë, pasi Altin Rexha edhe pse i plagosur u kundërpërgjigj me pistoletë. Ndërkohë, vëllai i Altin Rexhës u kthye nga Italia për të marrë hakun e të vëllait dhe qëlloi me pistoletë në kokë Arjan Gosën.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej