Ibrahimaj zbardh detajet e marrëveshjes për pensionet me Italinë

Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj dhe ambasadori italian, Fabrizio Bucci dhanë më tepër detaje gjatë një dalje për mediat.

“Marrëveshja që është dakordësuar mbulon pensionin e pleqërisë, sigurimit për përfitimet e barrëlindjes dhe sigurimin për papunësinë. Çdo shqiptar që ka punuar prej vitesh në Itali dhe në Shqipëri do t’i njihen vitet e pensionit në momentin që ky individ do të dalë në pension. Hartimi i kësaj marrëveshjeje është shprehje e qartë e vullnetit politik. Është një ditë fitorje pasi përmbushet e gjithë njohja e periudhës së tyre. Kjo marrëveshje tregon për marrëdhëniet e shkëlqyera historike ndërmjet dy vendeve”.

Ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabrizio Bucci u shpreh se marrëveshja finalizon mangësitë e të shkuarës.

“Është një marrëveshje e bazuar mbi reciprocitetin edhe shtetasit italianë mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Është një moment shumë i rëndësishëm pasi është një urë tjetër që ne po ndërtojmë. Paguajnë kontributet dhe falë kësaj marrëveshje do të plotësojnë këtë mangësi që ekziston në këtë boshllëk në vendin tonë”.

Marrëveshja vlen për rreth 500 mijë shqiptarë në Itali dhe për mijëra italianë që punojnë e jetojnë në Shqipëri. Për të përfituar pension, qytetarët e dy shteteve duhen të kenë minimalisht 15 vite pune të siguruar, ndërsa për të përfituar pension të plotë pleqërie duhen 36 vite e 8 muaj punë e siguruar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej