Gazetarja Ilda Bejleri ka kritikuar vajzat e njohura të Tiranës, se nuk iu dihen të dashurit.
Ajo iu referua veçanërisht Efit të Big Brother, për të cilën madje aludoi edhe se mund të mos jetë e lidhur fare, dhe e mban historinë veç për më shumë popullaritet.
“Efit nuk i dihet emri i të dashurit njëherë, ngeli Genci Genci, çështje kjo? Unë nuk e shoh kurrë këtë popullaritetin e Efit. Është në një reality show. Nuk ka mundësi ta fitojë se dhe ato fansat aty janë familjarë. Ti Luizit i njeh këdo, motrën, nënën, kunatin”, tha Ilda.
Interesant është fakti se kritika vjen nga një personazh publik, që nuk i njihet për vete i dashuri, edhe pse ka një fëmijë me të.
Këtë ja vuri në dukje në studio edhe Mikela, shoqja e Efit, e cila tha se kritika të tilla të të dashurit dhe partnerët, të paktën nga Ilda nuk do të duhet të bëheshin. Por Ilda këmbënguli se nuk ka parë ndonjë popullaritet të Efit jashtë shtëpisë së Big Brother.
“Ata 20 veta që ishin, ishin familjarë, se unë nuk e shoh këtë tifozerinë e madhe të Efit. Tani absolutisht Luizi është lojtari për mua më i miri i të gjithë “Big Brother-ave”, kjo s’ka diskutim. Ka bërë diferencën që nga momenti i parë që ka hyrë aty dhe mbi të gjitha, na ka mahitur të gjithëve sepse ka qenë një ndryshim komplet imazhi.
Nga ai djali i mirë që e njihnim shumë pak, doli një uragan sepse të zgjohesh i pari në mëngjes dhe të flesh i fundit, unë e shihja aty nga televizori dhe thosha si nuk u lodh ky njeri!”, tha më tej Bejleri.
Prej vitesh Bejleri qëndron e tërhequr nga skena mediatike, dhe shijon bashkëjetesën me nje person të cilin nuk ka zgjedhur asnjëherë ta bëjë publik, edhe pse janë prindër tashmë të një vajze.