Ilir Beqaj del pas 10 orësh nga SPAK-u: Para dy prokurorëve, dhashë…

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ku është pyetur për gati 10 orë lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Në përfundim të dëshmisë të dhënë në SPAK, Beqaj nuk foli gjatë për mediat por u shpreh se ishte thirrur për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

“Jam thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni. Në këtë cilësi jam thirrur sot dhe kam dhënë shpjegimet e mija para dy prokurorëve”, u shpreh Beqaj, teksa u largua nga SPAK me një çantë në dorë dhe pa praninë e avokatëve.

Hetimi për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit po hetohet nga SPAK prej 3 vitesh ndërsa tashmë është në përfundim. SPAK dyshon se ka vepra penale si “korrupsioni”, “shpërdorimi i detyrës” dhe “shkelja e barazisë në tendera”.

Më herët në lidhje me këtë koncesion është marrë në pyetje nga SPAK për dy herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Gjatë kohës që Beqaj drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, u dha me koncesion shërbimi i sterilizimit. Ky koncesion prej 100 milionë eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i ish ministrit Beqaj.

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 milionë euro, nga 12 që parashikonte kontrata.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej