Ilir Beqaj refuzon mandatin e PS, ja kush do të jetë deputeti i ri nga PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të plotësojë sot vendet e mbetura bosh si pasojë e kandidimit për kryetar bashkie ne zgjedhjet e 14 Majit.

Pas largimit të Benet Becit nga lista e Partisë Socialiste në Shkodër, në radhë për të marrë mandatin e deputetit ishte Ilir Beqaj, mirëpo ky i fundit nuk e ka pranuar atë.

Refuzimi i mandatit nga Beqaj si rrjedhojë sjell dhe vijimin e listës së KQZ ku në rënditje pas tij ndodhet Frrok Gjini, të cilit pritet t’i kalojë mandati i deputetit nga radhët e socialistëve.

E njëjta situatë është edhe me listën e Partisë Demokratike, ku pas largimit të Zef Hilës që do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës në radhë ishte Bardh Spahia, i cili po kandidon për Bashkinë e Shkodrës.

Pas refuzimit të mandatit nga ana e Spahisë, vendin në Kuvend do e marrë Lodovik Hasani.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej