Instagrami i tij u bë “mollë sherri”, paralajmëron Luizi: Sa të dal nga këtu…

Llogaria e banorit të shtëpisë së Big Brother në Instagram, Luiz Ejllit, ka qenë mjaft e diskutuar në rrjet. “Lufta” e bërë nga miqtë, familjarët dhe vetë produksioni për zotërimin e llogarisë së këngëtarit ka zënë titujt e mediave online për ditë me radhë.

Së fundmi, ka qenë Luizi i cili në një bisedë me Jorin në ambientet e jashtme të shtëpisë ka treguar që sa të dal do i kërkoj shoqes të tij Instagramin.

Ai ka hamendësuar që shoqja edhe mund të dojë të mos ia jap dhe do detyrohet të hap një tjetër.

“Do shkoj dhe do e takoj atë shqoqen që i kam thënë më hap instagramin Do i them ta marr. Nëse e ka hapur e dua. Ajo mund te thotë edhe nuk dua të ta jap dhe do me duhet të hap një tjetër”, tha Luizi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej