Institucionet shtetërore show në pedonalen e Velipojës

Institucionet shteterore e dhane “show-n” e radhes ne Shkoder, ndersa demostruan edhe njehere tjeter se gjerat i bejne per fasade, e jo per zgjidhje te qendrueshme. Nga pedonalja e Velipojes, pa i pluherosur kepucet, prefektja e Shkodres dhe titullare te bashkise bene sikur inspektuan respektimin e hapesirave publike, sa respektohen ato dhe cila eshte gjendja reale ne brezin renor te plazhit.

Pas kesaj dalje, lumenj mesazhesh kane mberritur ne redaksine e Shkodranews duke denoncuar kete tallje institucionale. Pushuesit shprehin ankesat e tyre por edhe denoncojne se keto hapesira jane reduktuar ne ate mase, sa ne te gjithe gjatesine e plazhit, numerohen me gishtat e nje dore keto plazhe gjoja publike.

“Jam nje pushuese qe prej 10 ditesh gjendem ne Velipoje. Po i sfidoj zoterinjte e zonjat qe sot na dhuruan spektakel ne plazh, qe si te duan ato me dhe pa media, te kontrollojme nga viluni e deri ne grykederdhje te Bunes se sa po respektohen hapesirat publike per plazh dhe cila gjendja. Pastaj te dalin e te flasin pa na bere per budallenj ne qe e shohim kete gjendje dhe e prekim cdo dite. Duhet te besh lufte me pronaret e shezlloneve sepse nuk na lene, e per fat te keq ajo pak hapesire qe gjenden ne dy apo tre pjese te plazhit, nuk del as per ditet e javes e jo me ne fundjave qe dynden pushuesit.

Ndersa sa i perket pastrimit e vertete qe ka pak permiresime, por jemi ne vitin 2022 dhe jane sherbime elementare”. Nje tjeter shkruan: “Hapesira publike? Te mos behen qesharak deri ne kete pike. Jane copeza rere sa per te thene pasi duhet te besh te fortin me pronaret e shezlloneve te ngulesh nje cader. Turp i madh ky realitet ne 2022-in”.

Nga ana tjeter spektakli i dyte u dhurua nga ISHTI qe beri gjoja sikur po inspekton sigurine nga çisternat dhe bombulat e gazit, kur ato masivisht perdoren pa asnje mase sigurie ne cdo kabine pushimi apo hotel. Tragjedite qe kane ndodhur nder vite ne Velipoje me bilance tragjike e kane deshmuar me se miri se si eshte gjendja ne keto zona. Fatkeqesisht askush nuk e ka seriozisht per ate qe ndodh ne territor dhe i forti sfidon shtetin dhe cdo hallke te tij./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej