Ironia e gazetarit: Arritja më e madhe është se Rilindja prodhoi dy lloje pleqsh

Megaskandali i inceneratorëve vazhdon të jetë kryefjala e medieve sociale.

Fakti se disa të moshuar arritën të bëhen milionerë pa dijeninë e tyre është shokues për çdo komentues.

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se Rilindja prodhoi dy lloje pleqsh gjatë këtyre 9 viteve.

“Teknikisht arritja më e madhe e Rilindjes në 9 vitet e saj në qeveri është se prodhoi dy lloje pleqsh. Kategoria e parë është ajo që ndiqte Lali me shkop nëpër trotuaret e Tiranës për t’u marrë qepët dhe sallatën. Kategoria e dytë janë 100-vjeçarët multi-miliarderë tip Warren Buffet, që drejtojnë korporatat e tyre nga azilet. Këtë nuk ka qeveri në botë që ta ketë arritur në historinë e njerëzimit,” shkruan ai në një postim në FB.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej