Ish-ministër në kohën e Berishës, socialistët mbështesin Ilir Rusmalin për postin e Avokatit të Popullit: Meriton më shumë se kaq

Ilir Rusmali, ish-ministër drejtësie në mandatin e dytë të qeverisë Berisha, ka marrë sot mbështetjen e socialistëve në Komisionin e Ligjeve. Ai është mes 19 emrave që garojnë për postin e Avokatit të Popullit dhe sot është paraqitur në seancë dëgjimore.

“Motivi i parë që më ka shtyrë të kandidojë është personal. Jam jurist, i tillë kam qenë edhe kur kam qenë i angazhuar në politikë. kjo nuk më ka shkëputur nga profesioni. Specialiteti im ka qenë e drejta kushtetuese dhe avokati i popullit është par excellence në të drejtën kushtetuese”, ka thënë Rusmali teksa ka prezantuar veten.

Edhe pse ka qenë kundërshtarë politikë me ta, Ilir Rusmali ka marrë mbështetjen e socialistëve që në seancën e parë dëgjimore në Kuvend. “Më vjen mirë që iu kemi në Kuvend si kandidat për Avokatin e Popullit”, i tha Ermonela Felaj. Edhe Pandeli Majko ka vazhduar komentin pozitiv të koleges socialiste për ish-ministrin e viteve 2009-2013.

Lexoni më poshtë një pjesë nga seanca dëgjimore për Ilir Rusmalin:

Felaj: Më vjen mirë që iu kemi në Kuvend si kandidat për Avokatin e Popullit. Sa të konkurruar e ndjeni veten në këtë kandidim?

Rusmali: Kësaj gare nuk i kam shumë për ti ofruar përveç vizionit dhe eksperiencës profesionale. Nëse kjo mjafton për të ushtruar funksionin sipas këtij vizioni, e shoh me shumë interes. Jam i sigurtë se të gjithë kandidatët kanë pa diskutim në cv e tyre të dhëna që janë të besueshme, por është gjykimi juaj se cilat do të çmoni.

Majko: Unë nuk kisha pyetje të vërtetë, por do vazhdoj atë që dha si përgjigje Rusmali. Ka qenë një nga ne, ka qenë kryetar i komisionit të ligjeve, me të cilin kemi debatuar shpesh. Rusmali është një nga juristët më të mirë që ka sot vendi ynë. Jo këtu por edhe më tepër meriton.

Bylykbashi: Qëndrimi juaj është që çdo gjë shumë e komplikuar nuk është shumë e vlefshme. Kam një merak që e thashë edhe më herët, përtej asaj që janë hapësirat që lejon korniza aktuale ligjore, mendoni që është e nevojshme që për hir të efikasitetit të jenë të nevojshme të forcohen instrumentet ligjorë në dorë të Avokatit të Popullit? Kushtetuta me 94 vota ka parashikuar që Avokati është organ monokratik, mos kemi ndërtuar një system që do pengonte nga brenda efikasitetin e punës së avokatit të popullit, çështja e komisionerëve?

Rusmali: nëse do kishte nevojë për të përmirësuar diçka, do kishte nevojë për disa dispozita për lehtësimin e aksesit të Avokatit të Popullit në administratën publike. Perceptimi është që Avokati është armiku dhe duhet ti mbyllim derën. Unë nuk kandidoj që të shpërbëjë komisionerët. Ata ushtrojnë funksionet e tyre në zbatim të mandatit që kanë. Institucioni funksionon fare mirë edhe në këtë formë. Nëse ka përplasje është komisioni i ligjeve dhe Parlamenti garant.

Çupi: Nuk do bëj pyetje se si do e drejtoni se e di që do e drejtonit në mënyrë shumë të mirë. Uroj që ju të jeni personaliteti më konkurrues në këtë listë.

Rusmali: Jam i emocionuar kur dëgjoj këto vlerësime. Për mua janë gjithçka.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej