Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Burime bëjnë me dije për gazetaren e Panorama.al Nikoleta Kovaçi se Beqja do të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Pak ditë më parë në lidhje me këtë çështje në SPAK dëshmoi ish-vartësi i tij, Klodian Rrjepaj i cili ka mbajtur postin e ish-zv-ministrit të Shëndetësisë në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Beqja.