Ish-zyrtari i FBI-së i arrestuar mori medalje në Tiranë

Kanë dale detaje të reja nga vizitat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal i arrestuar të hënën i akuzuar për bashkëpunim me një oligark rus dhe pastrim parash. Ai e kishte vizituar disa herë Tiranën dhe në dosjen e prokurorisë flitet edhe për takime me kryeministrin Edi Rama si dhe për takime me një ish-punonjës të shërbimit inteligjent shqiptar, takime që ai nuk i ka raportuar tek shefat e tij.

Nga ajo që është zbuluar në rrjet shihet se në një nga vizitat ai është nderuar edhe me medaljen “Mirënjohja e Tropojës”. Lajmin e ka publikuar në vitin 2021 kryetari i bashkisë, Rexh Byberi. Sipas tij, motivacioni pas një nderimi të tillë ka qenë fakti që McGonigal ka dëshmuar një dashuri të përhershme për kombin shqiptar. Në ceremoni kanë qenë edhe Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.

“Sot në Tiranë isha i privilegjuar veçanërisht t’i dorëzoj medaljen e akorduar “Mirënjohja e Tropojës” z. Charles McGonigal, një ish-personalitet i rëndësishëm me gradën SAC i Agjencisë më të fuqishme investigative në glob FBI.

Z.McGonigal ka dëshmuar dashuri të përhershme për Vendlindjen dhe Kombin tonë. Në këtë ceremoni shumë miqësore dhe të përzemërt morën pjesë përveç stafit tim dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë zotërinjtë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela. Zoti McGonigal shoqërohej si gjithmonë nga miku i tij bashkëqytetari ynë i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj” – shkruan kryebashkiaku i Tropojës.

Agron Nezaj sipas ish-kryeministrit Berisha është pikërisht “Personi A” që i ka dhënë 225 mijë dollarë, ish-zyrtarit të FBI-së në një parkim makinash. Ai akuzohet se këto para nuk i ka deklaruar duke i mbajtur të fshehta dhe arsyet e marrjes së tyre. ©LAPSI.al

foto galeri  foto galeri  foto galeri  foto galeri  foto galeri

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej