Ishte duke marrë pjesë në një ceremoni mortore, gruaja përplaset nga furgoni

Një furgon përplasi një grua pranë varrezave të qytetit të Gjirokastrës. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pak më parë në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Teksa gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur po merrte pjesë në një ceremoni mortore të organizuar në varreza, u përplas furishëm nga furgoni në momentin kur po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Si pasojë e përplasjes, gruaja ka mbetur e lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihën mjekësore të nevojshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej