Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka përdhunuar 20-vjeçaren.
Mediet italiane bëjnë me dije se 20-vjeçarja ishte në disko me miqtë e saj po ashtu edhe shqiptari. Shqiptari i është afruar vajzës dhe e ka bindur që të dalin nga aty dhe të shkonin diku tjetër.
Kjo ka qenë edhe “gracka” për vajzën, e cila i besoi djalit dhe e ndoqi dhe u nisën drejt një parkimi, ku edhe 22-vjeçari shqiptar tërhoqi me dhunë vajzën dhe e përdhunoi.
“U ngurtësova, iu luta që të ndalonte, i thashë se më dhemb, por ai vazhdoi” shprehet vajza.
Vajza ka arritur të largohet nga duart e shqiptarit, ku dhe më pas ka njoftuar policinë. Shqiptari ka rënë në prangat e policisë italiane.