Iu vu pas ish-të dashurës dhe i theu xhamin e makinës, arrestohet i riu në Tiranë

Një i ri është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për përndjekje.

Në pranga ka rënë 24-vjeçari me inicialet Xh. L., banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit me të cilin ajo udhëtonte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Xh. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit me të cilin ajo udhëtonte“- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej