“Izolimi” i Berishës nga SHBA, Çupi: Praktikohet për herë të parë, në Shqipëri “zien” një gjë shumë e nxehtë

Analisti, Frrok Çupi ka qenë i ftuar në studion e “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj në ABC News, ku fillimisht diskutoi për vizitën e Escobar në Tiranë dhe agjenda e tij për takimin e krerëve politik, përjashtuar Sali Berishën. Çupi shprehet se SHBA këtë gjë e praktikon për herë të parë dhe kjo tregon se në Shqipëri po zien një gjë shumë e nxehtë.

“Është nja ak politik që SHBA e praktikon për herë të parë. Escobar vjen në vigjilje të hapjes së Fushatës. Në Shqipëri një gjë shume e nxehtë zien dhe nëse SHBA lejon të zhvillohet do dëmtonte demokracinë dhe rajonin.

Ajo që zien është prekja e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon, tjetra është ndërhyrja e shteteve si Rusia, Irani apo Kina. Dhe e fundit, konstatohet se në Shqipëri për shkak të kësaj opozite ka një deformacion të demokracisë. Mos harrojmë që kanë ndodhur dy akte të rënda që godasin demokracinë perëndimore, djegia e mandateve dhe e dyta është demokracia klandestine, ilegale duke iu referuar grupet të Berishës, pasi ai po imponohet zgjedhjeve.

Pushteti i fituar nga opozita nëse do fitojë, është një kundërvënie ndaj popullit, është e fshehte, e paditur se cfarë po ndodh,” u shpreh Çupi.

Në lidhje me rikthimin e takimeve me Metën, Çupi e shikon këtë si një lëvizje e SHBA për të demontuar fillimisht dikë, për të pasur më të lehtë të demontojë të dytin.

“Interesante. Për mendimin tim kjo gjëja më e qartë e vizitës së Escobar. Sa për vizitën e tij, do të kalojnë vite dhe do të marrin vësh se cfarë ka ndodhur. Nuk kemi për të mësuar kurrë se cfarë u fol, por do ta shohim me atë që do të ndodhin.

Takimin me Metën është interesant, sepse Amerika i konsideron Berishën dhe Metën si ene komunikuese.

Amerika është e detyruar të demontojë njërin, për të pasur tjetrin më të lehtë për ta demontuar me vonë. Escobar ka zgjedhur rrugën për të mbajtur afërt Metën përkohësisht për të goditur Berishën”, tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej