Ja 6 postet, ku spiuni Ilir Metaj emëroi djalin e shefit që i fshehu dosjen; më 2021 e kandidoi për deputet

Fakte që tregojnë se burri i Monikës e paska përdorur pushtetin, për të mbuluar historinë e zezë të kohës kur i shërbente Sigurimit të Shtetit. Në vijim, do publikojmë dhe “qokat”, që i ka bërë Shef- Rezidentit të tij, ku çdo mbrëmje dorëzonte pusullat me spiunllëqe në mënyrë korrekte e të saktë

Mafiozi Ilir Metaj, që ka pasur 3 pushtete të larta dhe ka bërë çdo lloj pazari, aferash korrupsioni e krimesh, kishte menduar se dosja si spiun sigurimi i ishte groposur, mirëpo “defteri” i doli pas 34 vitesh, pikërisht tani që “ka rënë nga fiku”.

Me fuqinë e pushteteve si Ministër, Zv/kryeministër, Kryetar Kuvendi e President Republike, dëshmitarëve, viktimave dhe familjarëve të shefit që i fshehu dosjen e spiunllëqeve e i dha certifikatë të pastër, u kishte “qepur gojën” me poste zyrtare e pasuri shtetërore.

Psh., viktimën e tij Filip Talo, spiuni Ilir Metaj e kishte emëruar drejtor tenderësh, bilancesh dhe krye- inspektor kontrolli të hidrokarbureve e tregjeve ushqimore, në Drejtorinë e Përgjithshme Metrologjisë që komandohej nga LSI, ku sipas KLSH-së ai mbushi thasët e ia mbathi në Amerikë.

Ndërsa shefit të dosjeve, Nafis Bezhani, përveç tokave në bregdetin Borsh- Himarë, spiuni Ilir Metaj ia shpërbleu, duke i dhënë dhe 6 poste të larta djalit të tij Viron Bezhani, të gjitha në vende ku qarkullonin tenderë e licenca me “bereqet” të madh, por dhe ia angazhoi në LSI.

Postet që spiuni Ilir Metaj, i ka dhënë Viron Bezhanit:

  1. Drejtor i Përgjithshëm i Licencave dhe Kontrollit të Lojërave të Fatit, për 4 vite.
  2. Drejtor i Përgjithshëm i Taskë- Forcës së Kontrollit të Licencave, Kontratave Koncesionare, Sigurimit Teknik e Prodhimit në Miniera; që ishte strukturë e Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore në vartësi të LSI.
  3. Drejtor i Qendrës së Trajtimit të Studentëve te konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit, dhe te konviktet e Fakultetit të Mjekësisë, për 6 vite.
  4. Drejtues i Federatës së Mundjes për 24 vite (1994-2018), me lobimin dhe urdhrin e spiunit Ilir Metaj, ku i jepte miliona lekë fonde nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
  5. President i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në vitet 2013-2021, i zgjedhur me lobimin dhe urdhrin e spiunit Ilir Metaj.
  6. Anëtar i 4 bordeve qeveritare, në shërbimet dhe në kompanitë shtetërore që komandonte LSI.

Nuk e dimë, nëse spiuni Ilir Metaj, ka ndërhyrë që djali i shefit të dosjeve, të merrte dhe gradën shkencore “Mcs”, diplomën “Master Shkencor- Menaxhim Biznesi te Universiteti “Kristal”, por dimë që në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ai e kandidoi për deputet i LSI në Tiranë.

Në vijim, do publikojmë dhe “qokat”, që spiuni Ilir Metaj i ka bërë Shef- Rezidentit të tij, ku çdo mbrëmje dorëzonte pusullat me spiunllëqe në mënyrë korrekte e të saktë./Marrë nga Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej