Ja dhe Frida, “luleshtrydhja” e Bablokut, tender 144 milionë lekë për të numëruar 7000 rrënjë ulliri

Përvojën e vjedhjeve që fitoi gjatë 4 viteve Drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural, “Luleshtrydhja” Frida Krifca e ka sofistikuar tani që është ministre e Bujqësisë, duke sajuar tenderë që nuk i shkojnë në mendje as vetë Bablokut në këtë fushatë elektorale.

Në datën 2 maj, maskuar pas Qendrës së Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë që varet direkt prej saj, Frida Krifca ka shpallur një tender 144 milionë lekë me TVSH, me objekt: “Studim fushor për identifikimin, regjistrimin dhe dixhitalizimin e 7000  rrënjë ulliri”.

Ja dhe Frida, “luleshtrydhja” e Bablokut, tender 144 milionë

Sipas informacionit nga Ministria e Bujqësisë, fondi për këtë tender, jashtë planifikimit buxhetor, është dhënë e caktuar si vlerë nga vetë ministresha “Luleshtrydhe”, megjithëse është fiktiv si shërbim, mbasi fermerët që kanë mbjellë ullinj të rinj, i kanë raportuar me kartelë për çdo pemë.

Sipas llogarisë, rezulton se edhe nëse do kryhet realisht, kostoja për numërimin dhe regjistrimin e 1 peme ulliri është 20 mijë e 500 lekë të vjetra, ndërsa ministria u jep fermerëve 5000 lekë të vjetra donacion për trajtimin e çdo pemë ulliri që mbjellin, deri në nisje të prodhimit.

Ministresha e Bujqësisë, Frida Krifca nuk zë mend, as pas kallëzimit penal të bërë në SPAK nga Shteti Gjerman, EUROJUST dhe Agjencia Europiane e Anti-mashtrimit dhe Donacioneve, për 132 milionë Euro fonde të BE, të vjedhura e abuzuara me letra false, duke ia dhënë ndërtuesve të kullave, familjarëve të qeveritarëve dhe Klodian Zotos e Mirel Mërtirit të landfilleve, si gjoja fermerë.

Saktësojmë, se nëpërmjet Qendrës së Teknologjive Bujqësore, gjatë kohës që ka qenë Drejtoreshë e AZHBR e tani ministre, “Luleshtrudhja” ka “shtrydhur” afro 4 milionë Euro për mizën e gështenjës, të ullirit e shegës./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej