Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar një foto të Monika Kryemadhit, duke kaluar në Kakavijë, ditën e shtunë, ora 8:00, për të kaluar pushimet në resortin luksoz Elivi Hotel, në Skiathos të Greqisë, aty ku ishte edhe Ilir Meta.
Çmimi mesatar i një dhome në këtë resort është 630 euro.
Monika ka udhëtuar për Greqi me këtë makinë Land Rover sport, e cila është në pronësi të kompanisë Mektrin Motors, me pronar Edmond Shahini, i cili ka marrë edhe 15 tendera publikë.
Ndërkaq, pas lajmit të publikuar në gazetën TemA për pushimet luksoze ne ishullin grek, çifti ndërpreu pushimet dhe u kthyen urgjent në atdhe.
Hoteli luksoz në Skiathos, Greqi i ndërtuar në formën e vilave ka cmimet më të shtrenjta në zonë, ku çmimi mesatar i një dhome është 630 euro.
Një punonjës i hotelit i konfirmoi gazetës Tema praninë e Metës në hotel. Meta ishte në shoqërinë e familjes së tij.
Pas lajmit, Meta dhe Monika kanë ardhur mbrëmjen e së djelës në Sarandë. Çifti postoi foto nga Saranda.
Meta dhe Monika janë nën hetim nga SPAK-u për pastrim parash.