Ja si Sali Berisha e mbushi politikën dhe institucionet me 900 spiunë të ish-Sigurimit dhe si manipuloi dosjet e kundërshtarëve përmes komisioneve “Mezini” dhe Bezhani

Ish-kryeministri Sali Berisha që aktualisht po tregon dhe madje këmbëngul se ka urrejtje patologjike për Partinë e Punës dhe ish-Sigurimin e Shtetit, duke se ka pasur një debulesë për atë regjim të drejtuar prej 40 vitesh nga ish-diktatori Enver Hoxha. Gazeta “SOT” po sjell sot për lexuesin detaje se si ish-kryeministri Berisha ka qenë i përfshirë në luftë të egër kundër opozitës së majtë shqiptare dhe kryesisht kundër Partisë Socialiste, në vitet e pushtetit të tij 1992-1997.

Asokohe ish-presidenti komunist Sali Berisha, pas burgosjes së Fatos Nanos, vazhdoi sulmet deri fizike kundër të majtës dhe liderëve të saj. Një nga “frontet” e luftës së Berishës kundër opozitës ishte presioni me “hapjen e dosjeve” të ish-spiunëve të Sigurimit. Pas dhunës fizike, burgosjeve, persekucionit të medias opozitare dhe largimeve nga puna me nenin famëkeq 24/1, Berisha nisi “gjuetinë e shtrigave” me dosjet famëkeqe të ish-sigurimit të shtetit, duke futur në lojë qëllimisht, një komision të verifikimit të pastërtisë së figurave të politikanëve, të quajtur “Komisioni Mezini”. Edhe pse u përgjërua për hapje dosjesh, edhe pse publikoi qindra emra “spiunësh” nga pala e kundërshtarëve politikë e personalë, i akuzuari si “spiun special” Sali Berisha, asnjëherë në pushtetin e tij 1992-1997 dhe 2005-20013 nuk hapi asnjë dosje spiuni, nuk publikoi asnjë krim të ish-spiunëve të sigurimit, nuk ndëshkoi asnjë prej tyre, nuk largoi asnjë spiun nga politika. Në këto 30 vite politikë, si në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet prej 8 vitesh, i akuzuari si spiun Sali Berisha ka bërë vetëm një ritual fals me hapjen e dosjeve: Vetëm ka përgojuar emra “spiunësh” sipas interesave të tij preferenciale. Të akuzuarit prej tij si “spiunë sigurimi” kanë e janë edhe brenda qeverisjes dhe PD, të cilët në këto 30  vite janë sharë, pështyrë, denigruar, shpifur, rrahur, larguar prej PD e përsëri janë ofruar e janë graduar me poste të larta në kupolën e PD, të qeverisjes, të Parlamentit, të diplomacisë, ushtrisë, policisë, SHIK, doganave, mjekësisë etj, etj.

Pushteti 1992-1997, i mbushur me spiunë të ish-Sigurimit

Sipas ish-shefave të sigurimit të shtetit, që i dinë mirë këto “punët” e dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të diktaturës komuniste, Sali Berisha e nisi pushtetin me platformën e sigurimit të shtetit, ku baza ishin spiunët e këtij shërbimi. Sali Berisha e ndërtoi ngrehinën e pushtetit të ashtuquajtur “demokratik” me afro 80% ish-sigurimsa, nga të gjithë sektorët e jetës shqiptare, që nga bujqësia, shkenca, arsimi, shëndetësia e deri tek kultura dhe sporti. Deri tani të shumtë kanë qenë zierat që thonë se Sali Berisha ka qenë ish-spiun i Sigurimi me nofkat “Medician” e “Penicilina”, madje siç e thonë edhe ish-shefat e tij të sigurimit. Por ndërkohë dihet edhe fakti që Berisha e mbushi Presidencën, qeverisjen, gjykatat, ministritë, diplomacinë e gjithë strukturën e pushtetit të viti 1992-1997 me ish-spiunë Sigurimi.  Vetëm një fakt po përmendim: Pushteti i vitit 1992-1997, u ndërtua me spiunë sigurimi, prej të cilëve 10 ishin ministra, 94 ishin deputetë, 58 ishin ambasadorë dhe 1300 zv/ministra, prefektë, zv/prefektë, kryetarë PD-je dhe drejtorë të lartë në qendër dhe në rrethe. Këta kishin detyrë të shërbenin sipas platformës së sundimtarit fuqiplotë të pushtetit Sali Berisha, të vidhnin, të bënin terror, të mashtronin popullin, të plaçkisnin e të shkatërronin ekonominë kombëtare dhe të zbatonin urdhrat e të mbyllnin gojën.

Kush kundërshtonte, i vihej përpara dosja e spiunit, anatemohej, diskreditohej, i publikohej pseudonimi, spiunllëqet dhe largohej me shkelma nga PD e nga pushteti. Kjo ka ndodhur me shumë ish-figura ish-spiunësh të futur në kupolën e PD, të cilët Berisha i shpalli si “spiunë sigurimi”, por që asnjëherë nuk ua hapi e nuk ua publikoi dosjet konkretisht. Ndër figurat kryesore të quajtura si spiun sigurimi prej Berishës, ishin Eduard Selami, Zef Brozi, Azem Hajdari, Genc Ruli, Gramoz Pashko, Bashkim Kopliku, Neritan Ceka, Arben Demeti, Arben Lika, Edi Rama… etj.

Zgjedhjet e 26 majit 1996, Berisha shpalli 35 spiunë të opozitës

Përveç figurave të sulmuara brenda PD si ish-spiunë sigurimi, i akuzuari si ish-spiunë e dëshmitarë gjyqesh politike të diktuarës Sali Berisha, zhvilloi diversion me dosjet e spiunëve edhe kundër krerëve të PS e opozitës. Këtë diversion, ai e përdori egërsisht listën e emrave të drejtuesve të së majtës, afro dy muaj përpara zgjedhjeve të 26 majit 1996, konkretisht në muajin mars 1996. I pafuqishëm për të dobësuar ritmin e luftës politike dhe ndikimin e PS e të opozitës në popull, Sali Berisha përgatiti një ligj në Parlament, që zgjedhjet e 26 majit 1996, të bëheshin me “hapje dosjesh”, duke “etiketuar” disa kandidatë për deputetë si ish-spiunë sigurimi.

Ligji përfshinte gjithë politikën, por komisioni “Mezini” i ngritur prej Berishës, në fund të verifikimit të pastërtisë së figurave politike, nxori “spiunë” vetëm figura nga radhët e politikanëve të PS e të opozitës së asaj kohe, ndërkohë që nuk nxori asnjë emër “spiuni” nga politikanët dhe qeveritarët e PD, madje as të akuzuarin si spiun Sali Berishën. Ky ishte një komision që u ngrit me urdhër personal e të qëllimshëm të ish-presidentit Sali Berisha dhe që u dekretua po prej Sali Berishës në vitin 1995. Sipas skemës së luftës anti-opozitë, të intensifikuar prej Berishës përpara zgjedhjeve të 26 majit, ky komision sipas një liste kundërshtarësh politikë, la jashtë garës për zgjedhjet parlamentare të 26 majit një sërë kandidatësh për deputetë të PS dhe të majtës shqiptare, të cilët sipas komisionit “Mezini”, rezultuan me “njolla” në të kaluarën si “spiunë” dhe si “bashkëpunëtorë të komunizmit”. Komisioni “Mezini”, hartoi dhe shpalli listën me 35 emra “spiunësh” të kandidatëve për deputetë të PS-së dhe të majtës për garën elektorale të 26 majit 1996. E vetmja përgjigje që u ka mbërritur në atë kohë kandidatëve për deputetë, por edhe figurave të njohura të së majtës ka qenë vetëm fjalia: “Këta i përfshin neni nr.2, i ligjit anti-genocid”. Ndër këta, lista “Mezini” kishte emrat e njohur të politikës Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, Dritëro Agolli, Sabit Brokaj, Leontiev Çuçi, Shkëlqim Cani, Ndre Legisi, Fehmi Abdiu, Fatmir Kumbaro etj. Prej 268 emrave që kishte lista e kandidatëve të PS-së për deputetë që i janë dërguar komisionit të verifikimit të figurave, 35 kandidatët e shpallur “spiunë”, nuk u lejuan të kandidojnë.

Lista “Mezini” e marsit 1996, me 35 emrat e shpallur “spiunë”

1.      Servet Pëllumbi

2.      Gramoz Ruçi

3.      Dritëro Agolli

4.      Kastriot Islami

5.      Ylli Bufi

6.      Ndre Legisi

7.      Fehmi Abdiu

8.      Shkëlqim Cani

9.      Moikom Zeqo

10.  Leontiev Çuçi

11.  Sabit Brokaj

12.  Mehmet Loci

13.  Vladimir Metani

14.  Fatos Muço

15.  Zyhdi Pepa

16.  Fatmir Kumbaro

17.  Bashkim Koçi

18.  Spartak Poçi

19.  Kristaq Tumani

20.  Xhevdet Alibali

21.  Murat Kaçi

22.  Gjeto Çutaj

23.  Marko Dhamo

24.  Rexhep Kërçiku

25.  Fehmi Xhema

26.  Shahin Çela

27.  Mefail Belia

28.  Zamira Caka

29.  Leonidha Gjermeni

30.  Spartak Braho

31.  Mexhit Hajdari

32.  Muhamet Bela

33.  Latif Lato

34.  Bardhyl Kondo

35.  Baftjar Malo

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej