“Jam i antidrogës, mos bëj veprime se të vrara”, si ndodhi grabitja në mes të Tiranës, njëri nga autorët u prezantua si polic

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për Sebastjan Ogiçin dhe Ruzhdi Thomasin, teksa dy të tjerë vazhdojnë të jenë ende në kërkim.

Ata dyshohet se nën kërcënimin e armës i kanë grabitur të riut Kevin Zeka një shumë parash prej 1450 euro dhe biçikletën pasditen e 8 Gushtit afër qendrës Kristal.

Sipas dosjes hetimore, Zeka ka dëshmuar se sapo ka dalë nga puna e ka ndaluar Sebastjan Ogiçi bashkë me tre të tjetë dhe e kanë kërcënuar me armë. Sipas tij, Ogiçi i është prezantuar si polic i antidrogës.

“Sebastjan Ogiçi më kërkoi paratë dhe më tha që është i antidrogë, shkojmë te zyra. Nën kërcënimin e armës po më çonin drejt zyrës pasi nuk i vunë re lekët që kisha në çantë Sebastjan Ogiçi më tha të mos bëj veprime se do të më vriste. Afër zyrës munda të iki, por Ogiçi bashkë me 3 të tjerë më dolën para dhe më morën çantën”, ka thënë ai.

Në dosje është edhe dëshmia e njërit prej të arrestuarve, Ruzhdi Thomas. Ai ka mohuar që objektivi i grabitjes të ishte Zeka por një sirian.

“Sebastjani më tregoi planin për grabitjen e një siriani, më tregoi edhe armën. Kevin Zekën e ndaluam dhe i kërkuam të na tregonte ku rrinte siriani. Kevin Zeka na çoi te shtëpia e sirianit, i cili doli me thikë, por ia doli të mbyllte derën. Kevin Zeka na iku, por e kapëm dhe i morëm çantën dhe e goditëm”, ka thënë ai.

Në kuadër të operacionit “Escpae” Policia e Tiranës nëpërmjet komisariatit numër dy e katër zbuluan autorët e dyshuar, mekanizmin e ngjarjes si dhe sekuestruan paratë, bicikletën e grabitur, pistoletën dhe cannabis sativa.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej