“Jam patriot…shikoni tatuazhet”, ku i gjeti “Rambo” i Lezhës armët? 36-vjeçari “kyç” gojën para hetuesve

LEZHË-  I arrestuari mbrëmë në Lezhë, Antonio Leka, të cilit ju gjetën armë të mbushura, jelek antiplumb e municione luftarake është marrë në pyetje nga prokurori gjatë natës së mbrëmshme.

Gazetari i Abc, Gjergj Figuri, raporton se 36 vjeçari i pyetur se nga i kishte marrë armët, nuk ka pranuar që të përgjigjet, duke qëndruar në heshtje.

Sërish gjatë ditës së sotme, pritet të merret në pyetje nga ana e hetuesve, për të zbardhur dinamikën e saktë se cili ishte edhe synimi i tijë.

Sipas burimeve , i riu ka shfaqur shenja të problemit mendore edhe nuk është i skeduar nga autoritetet, ndërsa pritet të bëhet një ekspertizë për të përcaktuar gjendjen e tije psikike.

Antonio Leka i kishte mbushur armët gati për të qëlluar dhe në dhomat e paraburgimit gjatë marrjes në pyetje e ka prezantuar veten si një patriot, duke hequr bluzën dhe duke treguar tatuazhet që ai ka.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej