“Jam thjesht një fermer”, bosi i mafies Messina Denaro rrëfehet nga qelia, mohon lidhjet me Cosa Nostra-n

Bosi italian i mafies, Matteo Messina Denaro pretendon se është një fermer i thjeshtë dhe se nuk ka lidhje me mafian, madje shkon deri aty sa deklaron se me Cosa Nostrën, jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje, por shton se për të ka dëgjuar vetëm nga gazetat.

“Nuk e kam më vendbanimin se më ka anuluar bashkia. Tani jam pa pasaportizim. Kushtet e mia ekonomike? Nuk më mungon asgjë. Unë kam pasur pasuri por m’i kanë marrë të gjitha. Po të kem akoma diçka do ta bëj,”- tha Messina Denaro, i cili ra në prangat e policisë italiane më 16 janar.

Sipas mediave italiane, marrja në pyetje është kryer në kuadër të një procedimi penal ku bosi mafioz përgjigjet për zhvatje:

“Gazetarë të ndryshëm më sulmuan si të arratisur, por nuk kisha asnjë pseudonim në familjen time.”

Magjistratit që e pyeti se cili ishte vendbanimi i tij i fundit, Messina Denaro iu përgjigj: Në Campobello banoja si i arratisur, pra në fshehtësi. Vendbanimi i fundit që kisha si i lirë ishte në Campobello.

Ai mohoi se i përkiste Cosa Nostra-s e po ashtu ka hequr nga vetja çdo përgjegjësi.

“Unë quhem Matteo Messina Denaro, kam punuar në fshat dhe kam qenë fermer. Unë nuk e kam më banesën se e ka anuluar bashkia. Tani jam pa shtetësi”, tha Messina Denaro gjatë një marrje në pyetje më 21 shkurt.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i pyetur për gjendjen e tij financiare, bosi i Cosa Nostra-s, i cili ishte njeriu më i kërkuar i Italisë derisa u kap në një klinikë në Palermo më 16 janar pas 30 vitesh në arrati, tha se “nuk i mungonte asgjë”.

Messina Denaro u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë për përfshirjen e tij në dhjetëra vrasje, duke përfshirë sulmet e vitit 1992 që vranë magjistratët antimafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, vrasjen e Giuseppe Di Matteo e djalit të tij 12-vjeçar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej