Jamarbër Malltezi: Liri Berisha jeton veç me pensionin e vet. Kombi ka nevojë për këtë grua të jashtëzakonshme

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha i ka bërë një dedikim vjehrrës në 74-vjetorin e lindjes.

Malltezi me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se Liri Berisha është presidente e një fondacioni dhe që paguhet me 0 lekë, teksa shkruan se ajo jeton me lekët e pensionit të saj.

“Dita e Presidentes me page 0 lek! Krijoi me vullnet, perkushtim, vizion dhe shume dashuri Qendren Rajonale te Autizmit. Ndihmoi qindra femije dhe familjet e tyre te perballen me autizmin dhe shume prej tyre te integrohen ne shoqeri, si edhe mundesoi kualifikime per qindra profesioniste te rinj. Per te gjitha keto paguhet 0 leke.

Nje presidente fondacioni qe pagen e ka 0 lek dhe jeton me pensionin e vet (as ne azil qe ti jape edvini nja 30 miljon € per te pastruar natyrisht nuk shkon)

Prania dhe forca e virtutit te saj ka vite qe apelon shumekend te ndihmojme femijet me autizem. Ndihma qe cdokush jep per trajtimin e ketyre femijeve tejkalon shume here pensionin qesharak te presidentes se fondacionit.

Por eshte njeriu i vetem ne Shqiperi qe njoh qe gezohet kur ndihmojme femijet e nuk pranon ndihme per vete!

Se fundi botoi librin “Nene Tereza ne jeten time” si per te treguar burimin e frymezimit dhe busullen morale. Lavdia e saj nuk ka nevoje per asgje, e jona si komb ka nevoje per kete shembull te jashtezakonshem.

Gezuar Ditelindjen Lili! Shendet dhe mbaresi te urojme te gjithe qe te njohim dhe qe na ke ndikuar te behemi me te mire ne jete” shkruan Malltezi në postimin e tij.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej