‘Je bodyguard i Ramës, lajmërove Dakon 4 ditë para arrestimit’, plas keq mes Berishës dhe Manjës: Pse shqetësohesh Sali, do shkosh para meje…

Ka pasur përplasje në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, pasi demokrati akuzoi anëtarin e qeverisë se ka dekonspiruar aksionin e SPAK për arrestimin e Vangjush Dakos.

Berisha tha se Manja ka vënë në dijeni Dakon 4 ditë përpara se të bëhej arrestimi, ndërkohë që e akuzoi po ashtu ministrin e drejtësisë për krime elektorale të kryera në zgjedhjet e 14 Majit.

“Ke nxjerrë sekretin hetimor, ti e ke lajmëruar Vangjush Dakon 4 ditë përpara se të arrestohej, mos më ndërpre të lutem shumë. Ti je truproja e Edi Ramës, ja çfarë je ti, ke kryer një sërë krimesh elektorale, e kemi bërë gati dosjen edhe për ty”, ka akuzuar Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Nga ana tjetër Manja tha se ai është i lumtur që drejtësia po funksionin, dhe paralajmëroi Berishën  se shumë shpejt mund të jetë radha e tij për t’u përballur.

Ndërkohë që nuk ka munguar as replika e Manjës, i cili u shpreh: Nuk e di pse je shqetësuar Sali, se të shoh shumë të shqetësuar, zgjedhjet e 14 Majit mbaruan, të pres në 2025, sa për drejtësinë mezi e prita këtë ditë, që të dy të shkojmë para drejtësisë. Por jam i bindur që ti do të shkosh para meje, unë për këtë ditë të drejtësisë kam pritur.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej