“Je skllavja ime, je k****” – Detajet tronditëse për policin përdhunues: Na tërhiqte zvarrë në dush nga flokët, na godiste me rrip

“Seksi u bë vërtet i dhunshëm. Ai donte që unë të isha si k****, por unë nuk doja të bëja gjëra të tilla. Ishin gjëra të çuditshme, të çmendura…”

Kjo është një nga dëshmitë e tmerrshme të një prej viktimave të policit 48-vjeçar David Carrick, i cili akuzohet se ka kryer 24 përdhunime në dy dekada.

Rasti ka tronditur Londrën në orët e fundit, pasi ka shkaktuar një breshëri pushimesh nga puna në Policinë Metropolitane.

Një grua që foli me autoritetet që hetonin Carrick, por zgjodhi të mos bënte një ankesë zyrtare, ka rrëfyer përvojën e saj të tmerrshme.

Ajo tregoi se oficeri e përdori statusin e tij për ta kërcënuar, e prangosi dhe mburrej se ishte një njeri i fuqishëm që ruante politikanë të lartë.

Gruaja akuzoi oficerin e policisë se e kishte përdhunuar më shumë se një herë, duke thënë: “Unë thosha jo dhe pastaj zgjohesha me të mbi mua”.

Ai shtoi se ishte person i varur nga seksi dhe alkooli,  fillonte të pinte në orën 7 të mëngjesit pasi të kthehej nga puna duke ruajtur deputetët e rangut të lartë.

Gratë që dhanë dëshmi në polici  treguan se ai u thoshte: “Unë jam oficer policie, ju mund të më besoni mua” teksa u tregonte kartën e tij të policisë.

Po kështu ato treguan se si i tërhiqte zvarrë në dush për flokësh, i rrihte me rrip dhe u thoshte “je skllavja ime, je k****”.

48-vjeçari i gjeti disa nga viktimat e tij në faqet e takimeve si Tinder dhe Badoo, përpara se të organizonte takimin me to në bare dhe të përdorte statusin e tij si oficer policie për të fituar besimin e tyre.

Prokurorët thanë se Carrick dukej ‘argëtues, simpatik dhe karizmatik’ por ishte ‘shumë manipulues’ dhe ‘shumë i sigurt, pothuajse deri në atë pikë sa të ishte arrogant’.

Në paraqitjen e tij të parë në gjykatë më 4 tetor 2021, prokurori tha se një kontroll në pajisjet elektronike të oficerit tregoi kërkime për pornografi “të vështirë”.

Carrick u pezullua pas arrestimit të tij dhe i është caktuar masa e paraburgimit.

I burgosuri 48-vjeçar, ushtronte kontroll duke paguar darkën dhe pijet, kështu që gratë mendonin se i kishin borxh përpara se t’i izolonte nga miqtë dhe familja e tyre.

Ai i mbylli gratë në një dollap në shtëpinë e tij, për të cilin policia tha se ishte më i vogël se një arkë qeni, për orë të tëra pa ushqim, ose i detyronte të pastronin shtëpinë lakuriq.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej