“Jeni kandidatura e duhur për të normalizuar institucionin e Presidencës”, Rama pret Begajn në zyrë: Është vlerësim shumë i madh për mua…

Zbardhet takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kandidatit për president Bajram Begaj në Kryeministri.

Ata kanë zhvilluar një bisedë, ku Rama u shpreh se PS beson se ai është kandidatura e duhur për të normalizuar zyrën e institucionit të Presidencës.

Ndërsa Begaj e ka quajtur vlerësim që PS ka zgjedhur emrin e tij, teksa tha se nëse zgjidhej president do të jetë 24/7 në shërbim.

Pjesë nga biseda:

Rama: Sot kemi pasur një diskutim shumë të gjatë dhe në fund ramë dakord që ju jeni kandidatura e duhur për ta normalizuar zyrën e institucionit të Presidencës. Ju falenderoj që ju nuk e shfaqët refuzim, por pranim dhe është nderë për ne që tju japim votën dhe të zgjidheni president.

Begaj: Është vlerësim shumë i madh të jesh president i një vendi. Do përpiqem të jemi njeriu i duhur për atë që përfaqëson ky post. Do jem në lartësinë e duhur për këtë post.

Rama: Kemi bindjen që ju do jeni në lartësinë e asaj detyre, sepse unë kam pasur mundësinë ta cmoj detyrën tuaj. Të gjithë ata që morën fjalën folën me respekt dhe bindje që ju do bëni gjënë e duhur dhe unë dua tju uroj që të jeni deri në fund atë besnikërinë që iu karakterizon ndaj pushtetit dhe ligjin. Cilësi që janë të mjaftueshme për të vlerësuar që ju do ta merrni shpejt përmasën e detyrës dhe do ta mishironi atë simbolikë që është edhe ADN e vetë Forcave të Armatosura.

Begaj : Nderi, detyra dhe Atdheun është motoja e punës. Dhe do jemi 24/7 në shërbim të kësja motoje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej