Jepet alarmi! KUJDES, sulmi i madh kibernetik është duke ardhur, institucionet dhe bankat…

Anonymous Albania, ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online qeveritare.

Sipas njoftimit të tyre, sulmi kibernetik na nisur fillimisht te serveri i AKSH-t që ka nën kontroll serverat e qeverisë, ku fillimisht hakerat kanë gjetur të gjitha email-et e AKSHI-të me një skanim të serverit.

Ata bëjnë me dije se sulmi është i njëjtë si në vitin 2016 me NSA.

Anonymous Albania u ka bërë thirrje institucioneve të shtetit që të kenë kujdes me email-et që ju vijnë me PDF.

Po ashtu ata ju bëjnë thirrje bankave të kenë kujdes pasi një sulm shumë i rëndë po vjen për shqiptarët.

Postimi i plotë:

Përshëndetje pas shumë kohësh ne u rikthyem përsëri vetëm për t’ju treguar në lidhje me sulmet e fundit kibernetike në gov.al.

Kemi dëgjuar shumë ekspertë të IT-së me diplomim falso që s’ ja kanë idenë se nga ka ardhur sulmi e si ka ardhur dhe pse ka ardhur, dhe çfarë pritet të vij në vazhdim.

Sulmi kibernetik ka nisur në fillim te serveri i AKSH-t që ka në kontroll të gjitha serverat e qeverisë, pra hakerat në fillim kanë gjetur të gjitha email-t e AKSH-t me një skanim të serverit. Më pas kanë dërguar email nëpër email-t e AKSH-t një PDF e cila ka pasur malware. Ashtu siç ndodhi dhe në vitin 2016 me National Security Agency (NSA)  qw u infektua me këtë lloj virusi nga hakerat  (TSB).

Pra atëherë eksperti IT-se  me “diplomim fallco” ka hapur PDF o jo një link si të thonë ekspertët, sigurisht që sulmi është i dëmshëm po jo shumë. Sulmi i madh është duke ardhur, kujdes.

Ju bëjmë thirrje të gjitha instituconeve të shtetit kujdesni e-mail-at që ju vijnë me PDF para se të hapni PDF dërgojeni atë forward me një email tjetër dhe e hapni me një kompjuter që nuk është i lidhur me serverat e GOV.al sepse antiviruset nuk ju mbrojnë nga ky virus.

Bankat duhet të bëjnë më shumë kujdes sepse ky do të jetë sulmi më i keq që shqiptarët do të përjetojnë. Hakerat kanë email e gov.al dhe do dërgojnë viruse me PDF nëpër email-at e bankave në mënyrë që të ketë full Access me HRD hiden remote destop ashtu siç patën te AKSHI.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej