Joe Biden përshëndet hapjen e negociatave dhe shton ankthin te pushtetarët: SHBA do investohet për instalimin e shtetit ligjor

Shtëpia e Bardhë ka përshëndetur hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një deklaratave të shpërndarë për mediat, Shtëpia e Bardhë e cilëson këtë hap historik në një moment kur Rusia po tenton të shkatërrojë paqen dhe stabilitetin në Europë.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion”, theksohet në deklaratë.

Por ashtu si sot në mbledhjen ndërqeveritare edhe nga Presidenti Biden ka ardhur një mesazh drithërues për klasën politike shqiptare. Ai e ka bërë të qartë se SHBA do të punojë për instalimin e shtetit ligjor dhe çuarjen e reformave deri në fund, me qëllim që të realizohet anëtarësimi i plotë në BE.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm, me qëllim që këto vende të punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të instaluar sundimin e ligjit. Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për të rritur angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre”, theksohet në deklaratë.

Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën zyrtarisht negociata me BE dhe dukej sikur politika nuk është dhe aq e lumtur. Tani do nisë një fazë e re reformash sidomos në instalimin e shtetit ligjor. SHBA e ka bërë të qartë se do jetë në krah të BE dhe shumë politikanë duhet të mendohen mirë për ato që do sjellë hapja e negociatave.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej