Jozefina Topalli në krye të grupit të punës, por jo në Shkodër. Sali Berisha e cakton në Lezhë

Pas rikthimit ne partine demokratike dhe si pjese e keshillit kombetar dhe kryesise, ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli merr te parin angazhim publik pas rikthimit te Sali Berishes si kryetar i PD. Ajo do te jete drejtuese e grupit te punes per protesten e 7 korrikut, por jo ne Shkoder, qytetin qe per 20 vite e drejtoi politikisht.

Topalli eshte caktuar ne Lezhe, atje ku do te jete ne krye te punes per te organizuar mbarevajtjen e punes per protestuesit qe nga ky qark do te marrin pjese ne proteste. Keshtu ajo do te kete ne patronazh edhe Mirditen e Kurbinin, duke i dhene nje rol te ri Sali Berisha ne kete proces, pasi shkon ne nje qark ku demokratet kane jo pak mbeshtetje, por Topalli ka edhe kostumin e intelektuales katolike, ne nje zone te tille luan rol te rendesishem.

Tashme Sali Berisha ne keto zgjedhje ben Topallin bashke me emra qe ajo jo pak i ka kritikuar si mbeshtetes te Bashes, si rasti i deputetit te ketij qark Agron Gjekmarkaj. Mbetet per tu pare se si do te ndikoje ky rikthim i saj!/ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej