Juristi i njohur paralajmëron Berishën: Ambasadori i ri do të duket…

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania, se brenda 3 viteve të ambasadorit të ri amerikan, misioni diplomatik i Uashingtonit do jetë 10 herë më i ashpër se ai i Yuri Kim.

Sipas Saphiut, ata liderë opozite që sot akuzojnë Kim si të korruptuar dhe të njëanshme, pas 6 muajsh do të luten që Yuri Kim të kthehet.

“Ambasadori i ri i SHBA do ketë dy misione afatgjatë; e para inkurajimin e lëvizjeve të reja politike në Shqipëri dhe e dyta atë që ka lënë përgjysmë Yuri Kim: çuarjen përpara drejtësisë të të gjithë peshqve të mëdhenj. Brenda 3 viteve të ambasadorit të ri amerikan, misioni diplomatik i Uashingtonit do jetë 10 herë më i ashpër se Yuri Kim. Ata që sot akuzojnë Kim si të korruptuar, si të njëanshme, si paragjykuese, si imorale, pas 6 muajsh ambasadori i ri do iu duket prokuror dhe Yuri Kim do iu duket lule dhe avokate. Liderët e opozitës që akuzojnë sot Yuri Kim do të luten që të kthehet”, tha Spahiu.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej