“Kam qenë 15 vite nga njerëzit më të afërt”, gazetari i njohur flet për Almen: “Ja çfarë gjendet në telefonin e Berishës…”

“Të premte paradite, Berisha publikoi materialin ne grupe whatsapp-i dhe ne rrjete sociale, duke ua dhënë paraprakisht mediave te tij. E vërteta është se kërkesa për tenderin është një inskenim banal, me emër të rremë, që nuk ka qenë prioritet i vajzës, por truku i saj. Prioritet ka qenë akti seksual, ku Safet Gjiçi është peshkuar dhe ka rënë në kurth”- thotë gazetari Mero Baze, i cili dje ka dhënë një dëshmi publike për detajet e asaj që ka ndodhur me kryetarin e dorëhequr të Bashkisë Kukës.

“Tani SPAK i ka të gjitha provat në tavolinë. Mund të kontrollojë mesazhet e Alma Kaçit me Sali Berishën dhe takimet e saj më 3 dhe 9 qershor në zyren e Sali Berishës, se shpjegojnë gjithçka. Nëse nuk i ka, mund të kërkojë burime të tjera se janë te ruajtura.

Po ashtu mund të vërtetojë lehtësisht bashkëpunimin e Berishës me njerëzit e tij në Kukës, pasi të dy kanë qenë tutorë të vajzës në këtë histori. SHISH po ashtu duhet te nisë hetimin ndaj degës së Kukësit për përfshirje në këtë skandal”- thotë gazetari.

Ai shton se ky skandal nuk e shfajëson aspak Safet Gjicin, por tregon një lidhje të fortë të Sali Berishës me vajzën në fjalë.

“Madje në disa prej fotove të Berishës me vajzën kur ai pozon në zyrë i lodhur dhe ajo e freskët, Berisha në disa raste ngjan si peng i saj. Unë kam qenë 15 vite një nga njerëzit më të afërt të Berishës po nuk kam asnjë foto me të. Nuk na është dashur. Kësaj vajzës i janë dashur dhe Berisha nuk ka pasur fuqi ta kundërshtojë dot. Nuk është lehtë kur futet seksi në mes’ – thotë Baze.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej