Kamarierit 17-vjeçar në Sarandë i’u këput koka, policia: U këput kavoja e ashensorit, në kërkim pronari i lokalit ‘Orange’ Spiro Iljadhi

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Orange Club në Sarandë.  Një 17-vjeçar i cili punonte si ndihmëskamarier në këtë klub nate ka gjetur vdekjen tragjike.

Policia bën me dije se rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit Spiro Iliazi, është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushi për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë  si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej