Kaosi me Kadastrën, eksperti “telendis” Dallëndyshe Bicin: Qytetarët nuk marrin dot një vërtetim, prano dështimin

Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka shpërthyer në kritika të forta ndaj shefes së Kadastrës, Dallëndryshe Bici. Kadastra ka hyrë në kaos total, pasi kalimi online nuk mundëson ofrimin e shërbimeve. Bici dje sulmonte ata që e kritikojnë, ndërsa Progni ja ka numëruar sot të gjithë dështimet në sistem.

Reagimi i plotë

Dallendyshe gjate fluturimit ke glacitur dhe njerzve jane ngjitur ne kembe ato qe ke lene pas por kjo sdo te thote qe duke fshire komentet ja hudhe :

KOMENTI QE TREGON TE VERTETEN E KADASTRES: Jo e nderuar Drejtore e pergjitshme e Kadastres, ne nuk po kerkojme deshtimin ne po shohim si ky sistem ka deshtuar dhe ju nuk po e pranoni se normalisht si te gjithe paraardhesit e tu nuk e pranoni kur deshtoni. Po perse valle e kane kapur me ty noteret, dhe pse valle ti meresh me noteret, kur ata jane nje pakice shume e vogel.

Dhe nuk del te flasesh me qytetaret qe cdo dite i ke pas deres tende qe qajne e ulerasin te deshperuar per nje sherbim qe kane 3 muaj qe nuk po e marin dot, per nje vertetim negativ kane ngelur shume familje pa cuar femijet e tyre ne shkolla, per nje rifreskim njerzit nuk po marin dot nje kredi per tu ushqyer, per nje rifreskim njerzit nuk po shesin dot pronen e tyre per tu kuruar nga semundja qe i ka pushtuar trupin! Dhe ti del e ben show me noteret. Po e ke pyetur ndonjehere veten si ka mindesi qe shum sherbime kur erdhe ti ne Kadaster mund te behen vetem nga noteret, dhe qytetari duhet me doemos te paguante pervec tarifes se sherbimit te vendosur nga ju dhe tarifen e noterit?

Apo e mesove tani qe po del e po ben monolog me noteret! Mos valle dhe ndonje nga keta noteret ka te drejte se i ke hequr buken nga goja, se tani ska me korrupsion, se cdo gje del vetem nga ju (nga kulla juaj), dhe korrupsioni eshte goditur fort nga Ervin Bixha, Ervin Muca dhe motra juaj qe vendos vetem shifra besoj ekonomiste eshte. Po si ka mundesi qe keto grupe interesi po bejne cmos te perlyejne fytyren e re te Kadastres, mos e kane kuptuar qe ti ke dhene urdher qe te mos behet asnje regjistrim ne zona me interes te larte, mos kane kuptuar qe ti spo regjistron fshatarit token se do futesh investitorin strategjik, mos valle e kane mar vesh qe ti spo ben legalizime te objekteve mbi dy kate, apo jo do kene mare vesh qe ti ke pezulluar gjithe legalizimet social ekonomike, interes i madh eshte tek ato, do thoshin grupet e interesit. Po ju hedhin balte kot se ska mundesi te kete korrupsion ne kadaster se degjojme kohet e fundit shifra te vogla qe besoj i pershtaten formatit tend 1 miljon euro regjistrim AMTP se do behet kompleks vilash, e di ti bashke me Inen, apo dhe te tjere.  Po jo se grupet e interesit e kane fajin se populli shkrete nuk di gje nga keto ai ka tre muaj qe pret te mare sherbim dhe sherbimi qe do mare do jete aplikoni perseri.

Shiko se noteret kane haruar te rikujtojne per sistemin  Multifunksional duhet hequr ai eshte shume i vjeter, na duhet nje sistem i ri, se ka kohe pa punar Ermal Beqiri. Faleminderit zonja Kryeregjistruese se po na shpeton xhepat nga sistemi vjeter i korruptuar, dhe po mbush xhepat me sistemin e ri te monopolizuar. Dua ta mbyll me kaq po kam grupet e interesit qe nuk me lene. Po me thone ato praktikat qe punoni sa per statistika i ke pare ndonjehere pergjgijet qe behen nga specialistet tuaj te IKMT. Ka tre muaj po me thone qe ska dal nje certifikate vetem pergjigje. Shikoji kur te lirohesh nga Facebook, se mbase do e kuptosh deshtimin.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej