Antidroga ka organizuar mbrëmjen e sotme një operacion në Portin e Durrësit, ku janë kapur rreth 40 kg kokainë.
Nga informacionet paraprake, raportohet se droga ishte fshehur në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili.
Dyshohet se si destinacion droga kishte Maqedoninë e Veriut. Ajo ishte fshehur në 40 pako.
Ndërkohë, pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi operacionin.