Kaq budallenj janë “të mençurit” e Foltores, sa nuk e kuptojnë që plaku “non grata” ka marrë fund?

Një javë më parë, ish- Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, William Ryerson deklaroi: – “Tani pas 31 vitesh, ka ardhur koha që brezi i vjetër t’i hapë rrugën një brezi të ri udhëheqësish, për ta çliruar Shqipërinë nga fantazmat e tmerrshme të së kaluarës…”. Një nga fantazmat e anti-demokracisë, krimit e korrupsionit është Sali Berisha

Po kujtojmë 3 fakte, për një realitet, të cilin ndjekësit e Sali Berishës bëjnë sikur nuk e kuptojnë:

  1. Më 1 tetor 2021, William Ryerson, ish-Ambasadori i SHBA në Shqipëri më 1991-‘94, kur u pyet nga “Zëri i Amerikës” për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, tha: – “Vendimi i sekretarit Blinken, është sinjal kundër korrupsionit, pavarësisht për cilin bëhet fjalë”.
  2. Një javë më parë, po William Ryerson, deklaroi: – “Tani pas 31 vitesh, ka ardhur koha që brezi i vjetër t’i hapë rrugën një brezi të ri udhëheqësish, për ta çliruar Shqipërinë nga fantazmat e tmerrshme të së kaluarës…”.
  3. Ditën e shtunë, presidenti Ilir Meta, i dha goditje të fortë institucionale e publike Sali Berishës, duke i djegur skenarin që kishin bërë bashkë, për bllokimin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Kujtojmë se, ish-ambasadori William Ryerson njihet si mik dhe mbështetës i Sali Berishës, deri para se të shpallej “non grata”, por moralisht mbështet linjën e DASH, për goditjen e klikave politike-mafioze në Shqipëri.

Ndërsa Ilir Meta, njihet si bashkëpunëtor në korrupsion e krime me Sali Berishën, por e kuptoi që “non grata” nuk ka asnjë mundësi riciklimi në pushtet e politikë, as nëse do të ishte 30-40 vjeç, sepse nuk ka mundësi shpëtimi nga drejtësia amerikane.

Pa dyshim, që Ilir Meta e firmosi dekretin duke dalë kundër Berishës, jo se zbatoi Kushtetutën siç tha, por për të parfumosur zullumet e tij në sy të SHBA, mbasi është i zhytur thellë në korrupsion e krime të çdo lloji, së fundi dhe si porositës i një vrasjeje.

Nën kushtrimin e tij, njerëz që dihet se kanë pak mend në kokë, si deputetë, ish-deputetë, ish-ministra, profesorë e juristë me nga 2-3 diploma shqiptare e të huaja, vazhdojnë sulmojnë zyrtarët dhe diplomatët e SHBA për llogari të Saliut, me aq egërsi sikur janë vetë “non grata”.

Prej 1 viti, jashtë çdo standardi logjik, me presion dhe moral demokracie e drejtësie, po i bëjnë thirrje Shtetit Amerikan, të anulojë vendimin “non grata” ndaj Sali Berishës e familjes së tij.

Kaq budallenj janë këta “të mençurit” e Foltores, sa ëndërrojnë e besojnë, se do arrijnë ta shpëtojnë shefin  e tyre, nga drejtësia për dosja me prova për 4 krime të rënda, të cilat kanë cenuar dhe interesat e SHBA?!

Kaq keq “ua ka mpirë trurin” Sali Berisha atyre 10-15 “profesorëve” të Foltores si Vokshi, Këlliçi, Noka, Balliu, Agron Shehaj, Gjata, Boçi etj, sa as pas mashtrimit me gjyqin në Francë, nuk po e kuptojnë se vendimi “non grata” nuk do t’i hiqet.

E ka thënë disa herë troç, ambasadorja Yuri Kim dhe dy zyrtarët e lartë të DASH, Karen Donfried e Gabrile Eskobar, se me Sali Berishën nuk do ketë kontakt, as nëse nëse ai bëhet kryetar i PD apo merr pushtetin e bëhet kryeministër.

Nuk mund të themi, që “profesorët” e Foltores “nuk dinë nga lidhet gomari” në këtë rast, por është anormalitet mendor, që vazhdojnë shkojnë pas një “kali të ngodhur” si Sali Berisha, kur e panë që dhe pas zgjedhjes kryetar, nuk e përshëndeti asnjë politikan i BE e Rajonit.

Madje nuk po binden, që plaku “Non grata” është i mbaruar brenda Shqipërisë e ndërkombëtarisht, as pas izolimit që Partitë Popullore Europiane i bënë PD-së para 1 jave, për shkak të uzurpimit e shkatërrimit të saj nga Sali Berisha./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej