Kasandër Noga u arrestua në Vjenë, policia: Ja pse nuk e bëmë publike

Një nga atentatorët e Erion Hasanbelliut në Belgjikë, Kasander Noga është vënë në pranga në Vjenë, Austri.

Policia shqiptare ka konfirmuar këtë fakt, ndërsa shprehet se nuk e ka bërë publik arrestimin e Nogës, pasi policia belge nuk ka dashur të bëhet mediatike, për shkak se operacioni vazhdon.

Për të sqaruar në lidhje me arrestimin e Kasandër Nogës.

Për çdo ngjarje, arrestim, operacion, sekuestrim, si dhe për dyshime për autorë ngjarjesh, edhe kur nuk ka bashkëpunim, përsëri mes Policisë së Shtetit dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja apo operacioni ka letër-korrespondencë, fillimisht ka komunikime telefonike, pastaj komunikime zyrtare që vijnë me email dhe me shkresë zyrtare.

Edhe në rastin e Kasandër Nogës, Policia belge dyshon se njëri prej autorëve është Kasandër Noga, pasi në ngjarje dyshohet se janë të përfshirë 2 persona dhe njëri prej tyre akoma nuk është identifikuar.

Menjëherë pas ngjarjes, ka ardhur kërkesë për bashkëpunim dhe Policia shqiptare ka ushtruar disa kontrolle për gjetjen e këtij perosni por ka rezultuar se ky shtetas nuk kishte hyrë në Shqipëri.

Dje, pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë belge për vendndodhjen në Austri të njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht të shtetasit Kasandër Noga 45 vje5 nga Patosi i Fierit, ky shtetas është arrestuar në Austri nga Policia belge, e cila po punon me Prokurorinë belge, për të zbardhur e dokumentuar me prova ligjore këtë ngjarje.

Nuk e kemi bërë publike për shkak se Policia belge nuk ka dashur të bëhet mediatike sepse operacioni vijon për kapjen e personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje’, – thuhet në një reagim të policisë shqiptare.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej