Katovica/ “Bajraktarët” e politikës, që i shërbyen ‘Sigurimit të Shtetit’ që kur ishin 18 vjeç

Nuk është rastësi, që nga kjo katërshe me shërbime ndaj sigurimit, Saliu, Edi dhe Iliri u vunë në krye të lëvizjes së Dhjetorit 1990, ndërsa Basha te libri “Misioni im”, ka deklaruar se ka qenë krahë Saliut te qyteti “Studenti”. Por nuk është pa lidhje me sigurimin, as fakti që Saliu, Edi e Iliri kanë 32 vite në krye të politikës e pushtetit

Publikimi i faktit, që Ilir Rexhep Metaj ka qenë spiun i Sigurimit, po vazhdon të mbajë ndezur luftën mes “bajraktarëve” të politikës, duke nxjerrë letra të vjetra spiunësh për njeri-tjetrin.

Kryeministri Edi Rama, thotë se i beson shkresave zyrtare, që Ilir Metaj ka qenë spiun sigurimi me aktivitet, por justifikohet se nuk e ka ditur, kur bëri aleancë me të dhe e emëroi President.

Ilir Metaj, ngeli çdo ditë në media me konferenca sqaruese, ku përbetohet se nuk ka qenë ai spiun, por ka qenë Edi Rama, i cili bashkëpunonte me revistën e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në vitet 1999-2009 e quante spiun Ilir Metajn, tani që është bërë mik e aleat politik me të për të kapur pushtetin, po deklaron se Iliri nuk ka qenë spiun.

Ndërsa Lulzim Basha, nuk ka folur për damkën e Ilir Metajt si spiun, por indirekt e ka sulmuar nëpërmjet Alibeajt e deputetëve të PD, madje duke kërkuar publikimin e spiunllëqeve të tij.

Deri tani, nga 4 “bajraktarët” e politikës, Sali Berisha, Ilir Metaj, Edi Rama e Lulzim Basha, Autoriteti i Dosjeve ka shpallur zyrtarisht si spiun sigurimi, vetëm ish-Presidentin e Republikës, Ilir Metaj, sot kryetar i Partisë së Lirisë.

Ende nuk e dimë zyrtarisht me letra, nëse spiunë të ish-sigurimit janë dhe Berisha, Rama e Basha, siç i kanë bërë njeri- tjetrit akuza në parlament e janë përfolur shpesh në media.

Por dimë që në “CV”-të e tyre rinore, 4 “bajraktarët” e politikës, Berisha, Metaj, Rama e Basha, kanë një përbashkët: Kanë qenë 18-19 vjeç kur kanë nisur shërbimet te ish-Sigurimi i shtetit.

SALI BERISHA/ Ka qenë student 19 vjeç në vitin 1963, kur filloi bashkëpunimin me ish-Sigurimin e Shtetit, i rekomanduar nga vëllai i tij, i ndjeri Selim Berisha, mik i afërt me shefat e Ministrisë së Brendshme të asaj kohe.

Saliu e nisi si “shërbim ndaj partisë”, aktivitetin e përgjimit dhe spiunimit të shokëve studentë e pedagogë në Fakultetin e Mjekësisë, por më pas iu bë ves e profesion i dytë shpirtëror dhe ia pa hajrin, deri në vitin 1990 me privilegje, ndërsa pas vitit 1990 u desantua në krye të PD.

EDI RAMA/ Ka qenë student 19 vjeç në vitin 1983, kur filloi bashkëpunimin me revistën e ish-Sigurimit të Shtetit, ku bënte karikaturat kundër armiqve të regjimit komunist.

Ende nuk dihet, nëse Edi Rama ka qenë apo jo spiun, por nuk është pa lidhje e pa gjë, fakti që stazhin para-universitar e ka bërë te revista e Sigurimit të Shtetit, dhe jo te revista “Ylli”, “Shqiptarja e Re”, “Pioneri”, “Fatosi” apo “Bujqësia Socialiste”.

ILIR METAJ/ Ka qenë 19 vjeç në vitin 1998, dy vite para “Lëvizjes së Dhjetorit 1990”, kur pranoi të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe filloi të përgjonte e spiunonte, studentët dhe çdo “armik” që i kapte “syri e veshi vigjilent”.

LULZIM BASHA/ Ishte pa i bërë 18 vjeç, kur filloi  shërbimin si kamarier te “Bar-Kafe” e Sigurimit të Shtetit brenda Aeroportit të Rinasit, ku nuk punësohesh dot, pa pranuar të ishe “syri dhe veshi i sigurimit”.

Nuk është rastësi, që nga këta 4 me shërbime ndaj sigurimit, Saliu, Edi dhe Iliri u vunë në krye të Lëvizjes studentore, ndërsa Basha deklaron se ishte me Saliun te “Qyteti Studenti”; por nuk është pa lidhje me sigurimin, as fakti që Saliu e Iliri kanë 32 vite në krye të politikës e pushtetit, Rama ka 24 vite e Basha 19 vite, por nuk largohen duke mbajtur fort njeri-tjetrin./Marre nga Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej