Kë do të vriste në Fier me 21 kg eksploziv? Albi Mecini kyç gojën para hetuesve

Albi Mecini ka refuzuar të flasë para hetuesve në seancën e marrjes në pyetje pas arrestimit ku u kap me 21 kg lëndë plasëse artizanale të lidhura me celularë.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj se kush do të ishte personi që do të ekzekutonin dhe as detaje për porositësinë.

Në gjykatë për masën e sigurisë do të pyetet sërish nga trupa gjykuese në lidhje me gjetjen e sasisë së madhe të lëndës plasëse artizanale.

Pas rivlerësimit të masës në Fier, do ketë një tjetër seancë rivlerësimi për rastin e zhdukjes së dy miqve Thodhori dhe Sulovari, kësaj here në gjykatën e Sarandës. Për zhdukjen e të dyve akoma nuk është marrë në pyetje.

Hetimet e ndjekura për zhdukjen e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë, çuan dje në parandalimin e një ngjarje kriminale në Fier, për të cilën ishin përgatitur mbi 21 kilogramë lëndë plasëse e montuar për shpërthim në distancë.

Kjo sasi eksplozivi iu gjet shtetasit Albi Mëcini, person me precedentë të mëparshëm kriminal, teksa po lëvizte në aksin rrugor Mbrostar-Fier.

Ato ishin të vendosura pranë makinës së tij, në dy çanta të montuara me celularë dhe nëpërmjet një mekanizmi shpërthimi do të bëhej i telekomanduar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej