“Kemi humbur kontaktet”, njoftimi për zhdukjen e Vis Martinajt dyshohet të jetë bërë…

Ervis Martinaj vijon të mbetet i zhdukur. Një javë më parë xhaxhai i Martinajt denoncoi në polici se familja kishte humbur kontaktet me të prej kohësh.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë për News 24 detaje nga çështja e Martinajt. Sipas saj, është arritur të gjendet vendndodhja e personit që dyshohet se informoi Faik Martinajn, xhaxhai e Vis Martinajt, për humbjen e kontakteve me të afërmit.

“Personi që mendohet se ka informuar Faik Martinaj për humbjen e kontakteve me nipin e tij, ndodhet në Dubai dhe policia e ka të pamundur të marrë informacion për atë që ka ndodhur”, ka thënë Lala.

Gazetarja tregoi se Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar procedimin penal si rrëmbim i mundshëm personi, ndërsa është ngritur edhe një grup i posaçëm agjentësh.

Xhaxhai i Vis Martinaj denoncoi një javë më parë në polici zhdukjen e Ervisit. Dyshimet e para u hodhën mbi grupet kriminale që kërkojnë ta eliminojnë Vis Martinajn.

“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur ne kërkim nga Prokuroria e posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dje (të martën) rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të”, thuhej në deklaratën e xhaxhait të Martinajt në polici.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej