Keni dëgjuar shpesh për pehashin vaginal, mjeku gjinekolog tregon sa i rëndësishëm është ai për trajtimin e infeksioneve

Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili ka folur gjatë në emisionin “Panorama e Mëngjesit” lidhur me rëndësinë që ka tek femrat kujdesi që duhet të tregojnë qoftë për kontrollet periodike tek doktori, qoftë për ushqimin dhe aktivitetin e tyre seksual, për të mbetur shtatzanë.

Një nga gjërat më të shpeshta që flitet dhe femrat dëgjojnë është edhe rëndësia e pehashit vaginal. Për mjekun, pehashi ka një rol vendimtar në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve vaginale.

Mjeku Shkëlqim Balili: Mikroorganizmi, një autostradë e madhe nga zorra në tru që drejton dhe kjo mikroflorë nëse trupi i njeriut ka 50 trilion qeliza, laktobacilet janë 1 me 10 e këto quhen organi i gjashtë i rëndësishëm.

Tek gratë kam parë në gjendje normale infeksionet kronike zhdukin mikroflorën e krijohet një pehash acid e cdo antibiotik është i dëmshëm.

Vetëm dhënia e laktobacideve për të krijuar një pehash normal që mos krijohet infeksioni
në vaginë, vagina ka mikrobiomën e vetë dhe ka një pehash të vetin 3.8-4.2. Në këtë pehash nuk zhvillohet asnjë mikrob.

Nëse ti bën marëdhënie seksuale me një tjetër e ky është i infektuar atëherë mikrobet zhvillohen, ulet acidfiteti e nis infeksioni. Po ta kurosh me antibiotik shktarrohet gjithcka.

Duke rregulluar pehashin nuk i japim mjedis të favorshëm mikrobit e ky pehash nuk lejon të zhvillohet infeksioni, po u vendos pehashi është shumë normal.

Vitamina D është esenciale se është hormon që futet në qelizë bërthamë e ka shpëtuar disa njerëz nga Covid, se e “ha” virusin.

Ne kemi një mangësi tek gratë, hekuri dhe vitamina D. Kjo e fundit tek njerëzit normal duhet të jetë 70, jo 30 se kaq është minimumi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej