“Keqadministrim i kaskadës”, Spiropali i përgjigjet Sali Berishës: S’pastroni dot pusetat e Shkodrës, nuk flisni dot për më shumë

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur Sali Berishës lidhur me situatën e përmbytjeve në veri të vendit. Për Spiropalin, ky moment duhet të bashkojë dhe jo të ndaj, pasi qytetarët kanë më shumë se kurrë nevojë për ndihmë.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë për përmbytjet në Qarkun e Shkodrës. Kryedemokrati, pasi vizitoi zonat e përmbytura në Shkodër, mbajti një konferencë për shtyp me gazetarët, ku tha se shkak i përmbytjeve është keqadministrimi i Kaskadës së Drinit. Sipas tij, në kaskadë nuk prodhohej energji, por thotë se qeveria ka blerë energji me 226 Euro megavatin.

Ndërkohë Spiropali, tha se ata që nuk munden të pastrojnë as pusetat e Bashkisë së Shkodrës nuk mund të japin dot mend për menaxhimin e kaskadave.

“Akuzat e opozitës, nuk kanë ndalur për asnjë minutë. Në vend që të bashkëpunojnë, presin dhe trumbetojnë lidershipin nga Tirana. Ata që nuk mund të pastrojnë, pusetat e bashkisë së Shkodrës, nuk mund të japin dot mend për menaxhimin e kaskadave.” tha Spiropali.

“Në një moment të dytë do të bëjmë një analizë të dëmit. Akoma nuk është kaluar faza e emergjencës. Nuk mund të bëjmë parashikime sot. Deri në ditën e fundit të kësaj situate të gjitha institucionet do të jenë në këmbë, në koordinim me prefekturën e Shkodrës. Askush të mos e ndal punën, të jemi afër qytetarëve. Parashikime të tilla vijnë për ata që përdorin emergjencat dhe fatkeqësitë natyrore për çështje politike.” tha Spiropali.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej