Kërcet arma në Vlorë, ekzekutohet me armë zjarri 41-vjeçari

Qyteti i Vlorës është tronditur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Një 41-vjeçar është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në mes të qytetit. Sipas informacioneve, viktima është Leartiad Lekaj, 41- vjeç.

Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar me motor, por i është afruar një makinë tip “Audi”, ngjyrë e zezë me targa italiane dhe është hapur zjarr ndaj tij. Ai ka tentuar të largohet, por autorët e kanë ndjekur derisa e kanë ekzekutuar.

Mësohet se viktima pranë bibliotekës së qytetit ka ndaluar motorin dhe ka tentuar të largohet, por e ka pasur të pamundur për shkak të plagëve të marra. Ai ka rënë në tokë pa shenja jete.

Ndërkohë pak minuta më pas në lagjen “Kushtrimi” është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarje. Policia ndërkohë ka bllokuar gjithë hyrjet e qytetit dhe po kryen kontrolle për kapjen e autorëve. Flitet se në makinë kanë qenë shoferi dhe 2 persona të tjerë që kanë qëlluar ndaj viktimës.

Policia po heton të shkuarën e viktimës, për të zbuluar dhe arsyet këtij atentati. Sipas të dhënave të fundit, viktima ka ndryshuar gjeneralitet dhe ka dyshime për një të shkuar të errët, por janë autoritetet që do hedhin dritë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej