Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Lushnje.
Pranë stacionit të trenit ka ndodhur një sherr mes disa personave dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me pistoletë.Ngjarja ka ndodhur në një lokal shërbime në këtë zonë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me plagosjen.